Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hysaj për mediat italiane: Besojmë te skudeto, por në fillim kombëtarja

Elseid Hysaj ka dhënë një intervistë për Premium Sport, ku ka komentuar momentin pozitiv të skuadrës së tij, Napolit, por ka theksuar se aktualisht është totalisht i përqëndruar te dy ndeshjet e kombëtares.

“Aktualisht kemi dy ndeshje me kombëtaren ku do të kërkojmë të bëjmë mirë, më tepër për motive krenarie, pasi kualifikimi është thuajse i pamundur. Spanja është një skuadër e madhe, por në futboll nuk i dihet asnjëherë se si do përfundojë ndeshja. Pastaj presim Italinë, një tjetër skuadër e madhe dhe në të dy takimet duam të japim më të mirën tonë, pse jo të bëjmë edhe rezultat”, u shpreh Hysaj.

Mbrojtësi shkodran deklaroi se vetëm pas ndeshjes ndaj Italisë do të fillojë të mendojë për Napolin dhe sfidën e fundjavës së ardhshmë ndaj Romës.

“Pas kombëtares do të filloj të mendoj për kampionatin, pasi na pret transferta ndaj Romës, por edhe një sërë ndeshjesh të vështira. Gjithsesi, jemi duke bërë shumë mirë dhe është shumë bukur kur dëgjon të thuhet se ne luajmë futbollin më të bukur në Itali dhe Europë. Luaj në një skuadër me plot futbollistë të shkëlqyer dhe kjo është një kënaqësi më vete”, deklaroi mbrojtësi i kombëtares Hysaj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...