Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hysaj për UEFA TV: Si ia doli Sylvinho të ndryshojë kombëtaren Shqiptare

Hysaj për UEFA TV: Si ia doli Sylvinho të ndryshojë kombëtaren Shqiptare
Hysaj për UEFA TV: Si ia doli Sylvinho të ndryshojë kombëtaren Shqiptare

Faqja zyrtare e UEFA-s i ka dedikuar një reportazh të veçantë trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, i cili ka ndezur entuziazmin e një kombi të tërë, me kuqezinjtë që tashmë janë vetëm një hap larg kualifikimin në Euro 2024.

Mbrojtësi tashmë ‘veteran’ i kuqezinjve, Elseid Hysaj ka folur me mjaft superlativa për trajnerin brazilian, duke e përfshirë atë në grupin e më të preferuarve, teksa shpjegon edhe si e ndryshoi Sylvinho atmosferën në grupin e futbollistëve të Kombëtares.

“E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për njerëz si Sylvinho. Tani është padyshim një nga trajnerët më të preferuar të mi”, shprehet Hysaj.

Lexo edhe: 

Mbrojtësi shkodran nuk ngurron të pyesë trajnerin edhe për evolucionin e rolit të mbrojtësit të krahut, por edhe ndryshimin mes tij dhe vetë Sylvinhos, që në karrierën si futbollist ka luajtur pikërisht si mbrojtës i majtë.

“Ka ndryshuar disi, pasi dikur nuk ishte aq taktik. Sot ka shumë taktikë në mënyrën e interpretimit të këtij roli. Lëviz, futu brenda, largoje topin jashtë zonës, mos e lër të afrohet këtu, e të tjera këshilla taktike. Sigurisht taktik është e rëndësishme, por atëherë ishte më shumë një lojë kombinimesh. Ti je shumë më agresiv dhe shumë më i fortë fizikisht. Në duelet një kundër një je shumë më mirë, pasi unë nuk i preferoja shumë”, shprehet Sylvinho.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...