Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Hysaj pranë rinovimit, ja shifrat që kërkon shkodrani dhe ofron Napoli

Elseid Hysaj e kishte paralajmëruar qëndrimin te Napoli edhe gjatë konferencës për shtyp të Kombëtares, por sot, gazetari Raffaele Auriemma, ka dhënë detaje të reja në numrin e sotëm të gazetës “Tuttosport”. Sipas tij, “dje mund të ketë qenë një ditë vendimtare për rinovimin e kontratës së Hysajt, me aktualen që skadon verën e ardhshme. Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, është takuar sërish me menaxherin e shkodranit, Mario Giuffredi, e duket që është gjetur pika e takimit mes kërkesës prej 2.8 milionë eurosh në sezon dhe ofertës 2.2 milionë. Me rinovimin e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, duhet gjetur një skuadër për huazimin e francezit Malcuit.”

Edhe gazetari Ciro Venerato, ekspert i merkatos, për mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli, ka zbuluar:

“Maksimovic dhe Hysaj do ta vijojnë aventurën e tyre te Napoli, pasi kanë shprehur dëshirën për të rinovuar …

Hysaj kërkon të qëndrojë me pagë 2.8 milionë euro në sezon në rast të kualifikimit në Champions dhe me 2.6 milionë nëse Napoli siguron europa League-n. Napoli e ka rritur ofertën deri në 2.5 milionë.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...