Europa League

Hysaj rikthehet titullar në “mbrëmjen e zezë daneze”, ja nota për mbrojtësin kuqezi

Elseid Hysaj u rikthye në formacion te Lazio, pikërisht në transfertën ndaj Midtjylland, të cilën bardhekaltrit e humbën me rezultatin e thellë 5-1 në Danimarkë.

Një sfidë e komplikuar për Lazion e Sarrit, që nuk ishte për asnjë moment në lojë dhe natyrisht që lojës mediokër nuk mund t’i shpëtonte as mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, i cili u vlerësua me notën 4.5.

“Hysaj nisi ndeshjen mirë, me dy zbritje të rrezikshme nga krahu, por më pas Midtjylland filloi të shënojë dhe ai u zhduk, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës”, thuhet në vlerësimin për anësorin shkodran.

Megjithatë Hysaj nuk ishte më i dobëti sipas vlerësimeve të mediave, pasi me notën 4 u vlerësuan emra si Immobile, Gila, Marusic e Felipe Anderson, si dhe trajneri Sarri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency