Intervista e kapitenit Elseid Hysaj, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.
Çfarë duhet të bënit më shumë, për të shmangur këtë nisje?
Duhet t’i shohim gjërat më me pozitivitet, pasi patëm lojën nën kontroll tërë kohës dhe u ndëshkuam për një gabim tonin. Natyrisht që duhet të bëjmë më shumë, por duke u nisur nga ky takim i sotëm, të shohim përpara.
Mendoni se duhet të ishit më agresivë në sulm?
Ne kemi shkuar shpesh në sulm, por atje duhet të gjejmë zgjidhje dhe të shënojmë. Nuk mund të shkosh shpesh në sulm dhe të mos konkretizosh aksionet, pasi kjo ndikon edhe në shpenzimin e energjive.
Flasim për sulmin, por po gabojmë shpesh edhe në mbrojtje…
E pranuam që golin e parë e morëm për fajin tonë dhe natyrisht që kemi punë për të bërë edhe mbrapa.. .
Çfarë duhet të bëjmë për të synuar diçka pozitive?
Duhet t’u kemi të gjithëve në krah, për të parë përpara, sepse eliminatoret sapo kanë filluar dhe pas 3 ditësh kemi ndeshjen me Andorrën ku duhet të fitojmë patjetër.
