Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Hysaj thyen heshtjen, sqaron “uljen e kokës” që solli kritika pa fund

Hysaj thyen heshtjen, sqaron "uljen e kokës" që solli kritika pa fund

Elseid Hysaj ka thyer heshtjen dhe ka reaguar dy ditë pas akuzave të shumta të lëshuara në drejtim të tij nga tifozëria, për atë ulje koke në momentin e goditjes së Barellës, që i hapi udhën topit të përfundojë në rrjetën e Strakoshës për herë të dytë.

Mbrojtësi shkodran përfundoi të qendër të akuzave, por edhe memeve në rrjetet sociale, teksa pas dy ditësh vetë Hysaj ka zgjedhur të sqarojë gjtihçka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të tij.

Mbrojtësi pranon gabimin që solli edhe golin e dytë të italianëve, teksa gjithçka e justifikon me një veprim instiktiv, në pamundësi për të vlerësuar mirë trajektoren që do të merrte topi pas goditjes së Barellës.

Lexo edhe:

“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’u kërkojë ndjesë të gjithë tifozave shqiptarë për gabimin teknik dhe instiktiv, që shkaktoi edhe golin e dytë që pësuam. Është e kotë të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rremë e i trajektores. Kush më njeh, e di mirë se do jepja çdo forcë që kam e do bëja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për instrumentalizimin e gabimit në mënyrë të pavend nga shumë persona, përtej vlerësimit teknik. Nga ana tjetër falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozët e panumërt që më kanë dërguar mesazhe konfortimi në forma të ndryshme. I pranoj me vetëdije dhe keqardhje kritikat e tifozëve anembanë, të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër. Tani të koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe Forca Shqipëri gjithmonë”, shkroi Hysaj në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...