Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Hysaj vlen 25 milionë euro, i shtati më i shtrenjtë te Napoli

Skuadra e Napolit kryeson me meritë kampionatin italian, edhe pse në organikën e saj nuk janë futbollistët më të shtrenjtë në Serinë A. Në prag të përballjes me Juventusin në “San Paolo” Corriere Dello Sport ka bërë një përllogaritje të vlerës që 26 lojtarëve të Napolit, që shkon në total 497 milionë euro. Në fakt, më shumë se ¾ e kësaj shifre vlerësohen vetëm 7 elementët kryesorë, ku përfshihet edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj. Kartoni i 23-vjeçarit vlerësohet 25 milionë euro, aq sa i Jorginhos. Më të shtrenjtë se shkodrani janë Dries Mertens (28 milionë euro), Faouzi Ghoulam (30 milionë euro), Arkadiusz Milik (33 milionë euro), Marek Hamsik (40 milionë euro), Kalidou Koulibaly (54 milionë euro) dhe në majë qëndron Lorenzo Insigne, që kushton 100 milionë euro. Më pak i vlefshëm konsiderohet Christian Maggio me vetëm 1 milion euro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...