Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

I afrohet Bayernit, Dortmund bën detyrën ndaj Arminias

Dortmund vijon të ndjekë hap pas hapi Bayern Munich, ndërsa mbrëmjen e kësaj të diele ka marrë tre pikë ndaj Arminia Bielefeld.

Një rezultat jo shumë i pëlqyer ishte ky për vendasit, që nuk ia dolën të merrnin më shumë se një 1-0 ndaj skuadrës që renditet e 15-ta në Bundesliga.

Dortmund dominoi pjesën kryesore të ndeshjes, por mundi të godiste vetëm një herë në portën e Arminias në minutën e 21’ me Wolf.

Në fraksionin e dytë, vendasit tentuan disa herë që të shumëfishonin rezultatin, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Pas ndeshjes së raundit të 26-të, Dortmund renditet e dyta me 53 pikë, shtatë më pak se bavarezët e vendit të parë, por me një ndeshje më pak se këta të fundit, teksa Arminia Bielefeld renditet e 15-ta me 25 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...