Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

I afruar me bujë te Manchester United, lojtari largohet si i huazuar në Bundesligë

I afruar me shumë bujë tek Manchester United në vitin 2020 nga radhët e Ajax, Donny van de Beek nuk mundi për asnjë moment të shndërrohej në një lojtar të rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”. Holandezi përfundoi sezonin e shkuar në huazim te Everton, ndërsa tashmë “paketon” sërish valixhet dhe përgatitet për një eksperiencë të re në Gjermani, te Eintracht Frankfurt.

United dhe Frankfurt kanë arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit nëpërmjet formulës së huazimit me gjermanët që do të paguajnë 11 milionë euro plus katër të tjera në formën e bonuseve.

Lexo edhe: 

Në klauzolë nuk ka detyrim për blerjen përfundimtare të kartonit të 26-vjeçarit dhe në rast se aventura në Bundesligë nuk shkon sipas pritshmërive, atëherë Van de Beek mund të rikthehet sërish te United në qershorin e vitit 2024.

Van de Beek ka “zbarkuar” tashmë në Frankfurt dhe sapo të mbyllë vizitat mjekësore, do të vijë edhe zyrtarizimi i kësaj lëvizje që i paraprin merkatos së janarit.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...