Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I ati është armik i Ukrainës, Dynamo Kyiv-it dëbon futbollistin nga klubi

Dynamo Kyiv njoftoi largimin e futbollistit Artur Maksimovich Uvarov për shkak të babait të tij. Në deklaratën e klubit thuhet se: “lojtari ka fshehur faktin se ai është djali i një armiku të Ukrainës, një përfaqësues i të ashtuquajturës LRP (Republika Popullore e Luhansk), djali i Maxim Anatolyevich Uvarov që mban rolin e nënkryetarit të Këshillit Popullor të LRP-së”.

Një armik i Ukrainës që figuron edhe në listën e “Myrotvorets” (sajti i menaxhuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ku janë të regjistruar të gjithë ata që konsiderohen armiq të vendit, të plotësuar me informacione personale të gjithësecilit).

Faqja e klubit shpjegon se: “nuk miratojnë metodat staliniste, sipas të cilave një djalë është përgjegjës për babain e tij dhe duhet të dënohet për aktet e të atit”, por se donin të ndëshkonin lojtarin që nuk iu përgjigj pozitivisht klubit, kur u pyet nëse babai i përkiste separatistët në fjalë. Një sjellje e konsideruar e papranueshme për klubin, i cili ka vendosur kështu të ndërpresë kontratën.

Dinamo Kyiv-it deklaron se: “nuk ka vend në strukturën e klubit për personat që janë kundër Pavarësisë, Integritetit dhe Sovranitetit të Ukrainës. Dinamo është imazhi i futbollit ukrainas, i cili ka rritur më shumë se 100 lojtarë që kanë përfaqësuar kombëtaren e vendit tonë në periudha të ndryshme. Klubi nuk do të ndalet së mbështeturi dhe financuari popullin ukrainas në luftën e tmerrshme me pushtuesin rus, duke përbuzur çdo person që kundërshton pavarësinë e Ukrainës dhe nuk njeh integritetin e saj territorial”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...