Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“I avashtë dhe shumë pasime horizontale”, Tuchel kundër investimit të klubit

Matthijs De Ligt ishte një nga transferimet më të bujshme të Bayern Munich në verën e kaluar me bavarezët që shpenzuan plot 68 milionë paund, para të cilat përfunduan në arkën e Juventus. Por, ky investim i guximshëm nga ana e drejtuesve bavarezë është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje me holandezin që ende nuk ka bindur dhe nuk konsiderohet një prej titullarëve të rekordmenëve gjermanë.

Edhe me trajnerin Thomas Tuchel, 24-vjeçari e ka nisur nga stoli sezonin me teknikun gjerman që preferon dhe i beson më shumë dyshes Kim Min Jae dhe Upamecanos. Nga Gjermania bëjnë të ditur se një nga aspektet që më së shumti e shqetëson Tuchel në lidhje me De Ligt janë pasimet e shumta horizontale të mbrojtësit ndërsa nga tekniku 50-vjeçar holandezi konsiderohet edhe i avashtë.

Lexoni edhe:

Nga ana tjetër, pavarësisht vështirësive, në klubin bavarez janë të gatshëm t’i japin edhe një shans të fundit mbrojtësit pasi në stërvitje shihet dëshira e holandezit për t’u përshtatur me futbollin e Tuchel.

De Ligt ende nuk ka hequr dorë nga ëndrra për t’u shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Bayern Munich, por tashmë kohën e ka të limituar. Nëse skenarët nuk ndryshojnë deri në fundin e sezonit, atëherë drejtuesit mund ta nxjerrin në merkato verën e ardhshme pavarësisht kontratës që i lidh palët deri në vitin 2027.

Lajme të tjera

Futboll

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaessen. Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’...

La Liga

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar....

Premier League

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) ka pranuar se vendimi për të anuluar golin e Luis Diaz në humbjen 2-1 të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...