Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

I barazojnë pagën me Ansu Fati-n, Dembele nis bisedimet me Barçën

Ousmane Dembele është një hap larg të qenit sërish lojtar i Barcelonës. Pas përfundimit të kontratës më 30 qershor dhe pasi asnjë nga alternativat e tjera që kishte përfaqësuesi i tij nuk ishte e pëlqyeshme mjaftueshëm, francezi mund të firmos sërish me katalanasit, megjithëse sipas raportimeve të medieve spanjolle marrëveshja pritet të mbyllet në ditët e para të javës që vjen.

Palët kanë nisur negociatat dhe kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare që të ketë një marrëveshje. Francezi ka pranuar propozimin e fundit të Barçës, ku pritet që të arrihet një marrëveshje për dy sezone, deri në qershor 2024 dhe një reduktim deri në 40% të pagës, duke e barazuar me Ansu Fati-n, i cili pritet të jetë një nga emrat kryesor të projektit të katalanasve.

Këmbëngulja e Xavi Hernandez për të pasur Dembele ka qenë kyçe në nisjen e negociatave mes palëve, pasi trajneri i Barçës e sheh francezin si krahun që i duhet për të qenë në gjendje të zhvillojë lojën e tij sulmuese dhe aq më tepër pasi ai doli të ishte një lojtar i rëndësishëm në gjysmën e dytë të sezonit që u mbyll.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...