Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“I bëfsh lekët ilaçe”, tifozët e Lazios “shpërthejnë” ndaj milanistit: Të vdektë familja!

Shumë tension dhe polemika prodhoi dueli Lazio-Milan (0-1). Kuqezinjtë siguruan tri pikët në “frymën e fundit”, ndërkohë që vendasit e mbyllën sfidën me 8 futbollistë!

Pasi Pellegrini, Marusic dhe Guendouzi u ndëshkuan me kartonë të kuq. Fyerjet dhe urrejtja u “spostuan” në rrjetet sociale pasi përfundoi ndeshja.

Dhe “viktimë” ra Christian Pulisic, sulmuesi anësor i Milanit. Fajtor sipas tifozëve bardhekaltër për dy nga kartonët e kuq të Lazios.

Lexo edhe:

Dhe këta të fundit shpërthyen në rrjetet sociale kundër amerikanit. Duke i “uruar” edhe vdekjen lojtarit të Milanit dhe njerëzve të tij të dashur.

Milan Pulse ka bërë një përmbledhje të komenteve të frikshme të tifozëve kryeqytetas ndaj Pulisic dhe familjarëve të tij.

Duhet të vdesësh o kancer, ti dhe familja jote”, shkruan një tifoz i Lazios. Dikush tjetër ka një tjetër ide: “Nuk të uroj vdekjen, por të vuash ngadalë ditë pas dite”.

Mallkimet vazhdojnë: “Ti copë m**i duhet të vdesësh, bashkë me shokët e tu, madje edhe me trajnerin”. Teksa ka edhe nga ata që shkruajnë: “I bëfsh lekët ilaçe”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...