Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

I burgosur për një grusht ndaj portierit, personi që ra nga lartësia në Stamford Bridge ishte huligan

Ndeshja e FA Cup mes Chelsea dhe Leeds United e përfunduar me shifrat 3-2, mori një vëmendje të veçantë pasi në momentin kur miqtë shënuan golin e parë, një prej tifozëve u rrëzua nga kati i dytë i Stamford Bridge.

Mjekët ndërhynë menjëherë duke e dërguar në spital personin në fjalë (mbetet nën kujdesin e mjekësve) teksa së fundmi vijnë edhe informacione të reja. Sipas mediave britanike, personi që u rrëzua nga lartësia është një 33-vjeçar me një historik të errët sa i takon pjesës së tifozerisë në Angli.

Lexo edhe:

Bëhet fjalë për një huligan i cili në vitin 2012 ishte futur në fushë dhe kishte goditur me grusht potierin e Sheffield Wednesay. Në atë kohë, 33-vjeçari u dënua me katër muaj burg si dhe mori një pezullim gjashtëvjeçar për të mos u lejuar në stadium.

Së fundmi, Leeds njoftoi se huligani ishte ende i pezulluar nga klubi i tyre. Sakaq, 33-vjeçari më herët në moshën 16-vjeçare kishte marrë një pezullim trevjeçar nga stadiumet, po për arsye të dhunës.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...