Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

I dalë nga akademia e Dinamos dhe i rritur me “mitin” Kaka, Modena prezanton talentin shqiptar

Kleis Bozhanaj është tashmë edhe zyrtarisht në pronësinë e klubit të Modenas në Serie B. 21-vjeçari shihet si një element me shumë perspektivë ndaj Modena vendosi të investojë tek lojtari që në të kaluarën ka qenë pjesë e Shqipërisë U19 duke koleksionuar tre paraqitje.

Bozhanaj është pjesë e Carrarese në Serinë C dhe do të mbyllë aty këtë sezon për të kaluar më pas tek Modena. Ndërkohë, në prezantimin e kryer nga klubi i Modenas theksohet edhe aftësia ofenisve e Bozhanajt ndërsa ky i fundit është rritur duke pasur një idhull si Ricardo Kaka.

Hapat e parë të Bozhanajt në futboll nisën nga akademia e Dinamos për të kaluar më pas në Itali te të rinjtë e Empolit. Në vijim Bozhanaj provoi edhe një eksperiencë te Napoli, por shpejt u rikthye në Toskanë, te Empoli aty ku së bashku me Kristjan Asllanin fitoi titullin për të rinjtë.

Më pas karriera e Bozhanajt vijoi te Spezia që e huazoi në Portugali tek Casa Pia dhe më pas erdhi Carrarese. Klubi në të cilin futbollisti shqiptar do të qëndrojë deri në fundin e sezonit aktual për të nisur më pas te Modena atë që mund të konsiderohet edhe si eksperienca më e rëndësishme deri në këtë pikë të karrierës.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Tirana bind Kristal Abazajn që të kthehet në Abissnet Superiore. Ashtu siç SuperSport raportoi pak ditë më parë, 26-vjeçari do të jetë pjesë e...

Featured

Marsel Ismajlgeci nuk është më lojtari i Tiranës. “SuperSport” mëson se kapiteni është larguar nga ekipi dhe do të transferohet në Bosnja dhe Hercegovina...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...