Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

I dehur, kalon me të kuqe, mesfushorit të Interit i hiqet patenta!

Nuk kanë fund telashet për Interin jo vetëm në fushën e blertë por edhe jashtë saj. Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative në 2 ndeshet e fundit, edhe individë të veçantë të skuadrës zikaltër po hasin vështirësi. Sëfundmi ai që e ka pësuar është një nga lideret e skuadrës zikaltër. Bëhet fjalë për mesfushorin Marcelo Brozovic. Kroatit i është hequr patenta ditën e djeshme nga policia italiane, pasi është kapur në timon në gjëndje të dehur. Sipas raportmit të ‘’Corriere della Sera’’, Brozovic ka qenë në drejtimin e makinës së tij Rolls Royce Cullinan në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur kaloi në semafor me të kuqe. Mesfushori i Interit ndodhej shumë pranë një lokali nate në Milano, ku e ndaluan oficerët e policisë. Ai u nënshtrua menjëherë një testi alkoli dhe si pasojë humbi dhe patentën. Ende nuk ka një reagim nga klubi zikaltër dhe mbetet për t’u parë nëse 27-vjeçari do të grumbullohet nga trajneri Conte për përballjen e radhës kundër Torinos, ku duke parë edhe problemet që ka Interi me dëmtimet,vendi i kroatit në formacion dukej i garantuar..

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...