Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“I dënojmë ashpër veprimet e tifozëve”, Bayerni merr në mbrojtje Coman

Penalltia është një “detyrim” që kërkon shumë fat, sidomos në një finale Kupe Bote, aty ku sytë dhe zemrat e miliona tifozëve janë mbi ty. Presioni është i madh, të gjithë presin që të shënohet gol, përndryshe pasojat dihen.

Kështu ndodhi edhe me Kingsley Coman, një nga dy francezët që dështuan të shënonin nga pika e bardhë në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës. Emiliano Martinez priti goditjen e sulmuesit të Bayernit.

Përveç ndjenjës së fajit që do e shoqërojë gjatë, Coman po përballet edhe me sulmet dhe zemërimin e tifozëve francezë, të cilët kanë shpërthyer në komente raciste ndaj tij në rrjetet sociale.

Kampionët e Gjermanisë kanë reaguar në lidhje me situatën e vështirë të 26-vjeçarit, i cili ka përfunduar në “gijotinën” e tifozëve bashkë me Aurelien Tchouamenin e Realit të Madridit.

Bayern Munich dënon ashpër komentet raciste të bëra kundër Kingsley Coman. Familja e Bayernit të mbështet, racizmi nuk ka vend në sport dhe në shoqërinë tonë”, lexohet në komunikatën mbështetëse për lojtarin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...