Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“I dha një dorë” Verstappen në titullin kampion, Williams largon pilotin kanadez

Nicholas Latifi nuk do të garojë sezonin e ardhshëm të Formula 1 për skuderinë e Williams. Piloti kanadez është larg pritshmërive edhe në Botërorin aktual ndërsa është përfshirë në disa incidente duke i shkaktuar dëme të mëdha ekonomike Williamsit. Në këtë formë, palët kanë vendosur të ndahen sapo të mbyllet sezoni, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kanadezi do të mund të firmosë për ndonjë tjetër skuderi.

Kujtojmë se Latifi u bë i famshëm në sezonin e kaluar, kur në garën e fundit të sezonit të kaluar në Abu Dhabi u përplas pas bordurave dhe në këtë formë i dha mundësinë Max Verstappen të parakalonte në xhiron e fundit Lewis Hamilton për t’u shpallur kampion i Botës.

Ndërkohë, Williams ka disa opsione për të zëvendësuar Latifin, por emrat më të mundshëm janë ato të Jack Doohan e Nick De Vries që në fakt garoi me Williams në Monza ku zëvendësoi Albon dhe la një përshtypje tejet pozitive.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...