Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I dha shenjat 12 orë përpara vdekjes, tetë mjekë akuzohen për vrasjen e Maradonës

Tetë mjekë akuzohen për vrasje nga pakujdesia të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës. Mbi këta mjekë rëndojnë akuzat e “një seri improvizimesh, keqmenaxhimi dhe dështimesh. Shtrim në spital shumë i pamatur”

Ka kaluar më shumë se një vit nga vdekja e Maradonës në nëntor 2020. Një vdekje që tronditi rëndë botën e futbollit dhe bëri që të hetohen shkaqet. Tani prokurorët kanë kërkuar që tetë anëtarë të ekipit mjekësor të ngarkuar me trajtimin e argjentinasit, të gjykohen për vendosjen e tij në një “situatë pafuqie”.

Mes tyre Leopoldo Luque, mjek i familjes dhe neurokirurg, i cili në fakt ishte mjeku kryesor që mori vendimet për mjekimet dhe trajtimet e Maradonës, së bashku me psikiatren Agustina Cosachov. Gjithashtu, gjashtë personel të tjerë të mjekësisë së bashku me dy mjekët e sipërmendur janë akuzuar për “vrasje nga pakujdesia”.

Psikologu Carlos Diaz, shefja e mjekëve Nancy Forlini dhe shefi i infermierisë Mariano Perroni, së bashku me infermierët Ricardo Almiron dhe Dahiana Madrid dhe në fund mjeku Pedro Pablo Di Spagna u paditën për “vrasje nga pakujdesia”.

Hetimi u krye nga prokurorët Laura Capra, Cosme Iribarren dhe Patricio Ferrari, të koordinuar nga prokurori i përgjithshëm i San Isidro, John Broyad. Sipas dokumentit të paraqitur, “Maradona filloi të vdiste të paktën 12 orë para orës 12:30 të datës 25.11.2020, domethënë ai paraqiti shenja të qarta të një periudhe agonie të zgjatur dhe shenjat kërcënuese për jetën të paraqitura nga pacienti ishin injoruar”.

Në raport thuhet se të pandehurit “ishin protagonistë të një shtrimi në shtëpi të paprecedentë, totalisht të mangët dhe të pamatur” dhe ishin përgjegjës për “një sërë improvizimesh, keqmenaxhimi dhe dështimesh”.

Të pandehurit tani do të kenë mundësinë të paraqesin argumentet e tyre dhe ndoshta edhe të kërkojnë mbylljen e rastit. Nëse shpallen fajtorë, të tetë mund të përballen me 8 deri në 25 vjet burg.

Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 nga edema pulmonare dhe ndalimi i zemrës.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...