Serie B

I dha tre pikë jetike Reggianas, Arlind Ajeti në formacionin e javës!

Fitorja ndaj Pordenones ishte jetike për Reggianan që rriti shanset e saja për të siguruar mbijetesën në Serie B. Një fitore që erdhi nën shenjën e Arlind Ajetit me mbrojtësin e kombëtares shqiptare që realizoi golin e vetëm për skuadrën nga Reggio Emilia duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës së tij. Ajeti i cili është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Reggianan duke luajtur si titullar fiks realizoi golin e tij të dytë sezonal në sfidën ndaj Pordenones.Për këtë arsye, mbrojtësi shqiptar është përzgjedhur në formacionin ideal të kësaj jave në Serinë B nga portali i njohur “Tuttomercatoweb”, sipas të cilit, Arlind Ajeti ishte një nga arsyet kryesore pse skuadra e tij sheh përsëri me optimizëm ndeshjet e ardhshme.

“Kundërshtarët përplasen me të dhe është një pengesë e pakalueshme e prapavijës. Shënon një gol të rëndësi të jashtëzakonshme që mban gjallë shpresat e fundit të mbijetesës së Rexhianës”, shkruhet në portalin italian që i kishte vënë atij notën 7,5 për paraqitjen e fundjavës.

Arlind Ajeti është aktivizuar në 23 takime me Reggianan në këtë sezon të Serie B, ndeshje në të cilat ka shënuar dhe 2 gola. Falë formës së mirë që ka shfaqur me fanellën e Reggianas ku ka rigjetur veten pas disa sezoneve të vështira, 27-vjeçari u grumbullua sërish në kombëtaren shqiptare me Edy Rejan që aktivizoi titullar në sfidën kualifikuese ndaj San Marinos.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency