Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

I dhuruan titullin para kohe Cityt, Arteta: Udhëtim i mrekullueshëm, morëm shumë mësime

Manchester City festoi të shtunën titullin e tretë radhazi dhe të pestin në gjashtë vitet e fundit. Edhe pse nuk zbritën në fushë, The Citizens u shpallën kampionë para kohe pas disfatës së Arsenal në fushën e Nottingham Forest me rezultatin 1-0.

Topçinjtë ishin kryesuesit e Premier League për pjesën më të madhe të kampionatit, por në fund djemtë e trajnerit Mikel Arteta nuk mundën të përballonin presionin dhe të superonin sfidat vendimtare për të mbërritur te titulli. Gjithsesi, tekniku spanjoll e vlerëson këtë aktualin si një sezon pozitiv nga i cili ai dhe skuadra kanë marrë shumë mësime.

Lexo edhe:

“Tani jam pak i paaftë për të kuptuar atë se çfarë ndodhi, është herët për të dalë në përfundime. Duhet të përgëzojmë Cityn për titullin. Në këto dhjetë muaj kemi përjetuar një udhëtim fantastik, të jashtëzakonshëm ku e sfiduam Manchester Cityn në të gjitha format. Ishim para tyre për pjesën më të madhe të kohës, por ishim paksa në ankth për të arritur diçka të madhe dhe në fund nuk ia dolëm.

Shpresoj të kemi marrë mësimet e duhura, jemi transformuar si klub, kemi bërë hapa gjigande përpara. Por, qershia mbi tortë do të ishte triumfi në kampionat, për fat të keq nuk ia dolëm. Është e dhimbshme, kështu do të jetë për disa ditë, por në ndeshjen e fundit të kampionatit duhet t’i dhurojmë tifozëve paraqitjen që meritojnë”, u shpreh Arteta.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...