Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“I dua pushim datat kur luan kombëtarja”, gazetari i Supersport zbulon “fiksimin” e tifozit të zjarrtë

Të gjithë tifozët shqiptarë po presin me emocione sfidën me Islandën, e para për kuqezinjtë e Edi Rejës në Grupin 2 të Ligës B në Nations League.

Gazetari i Supersport, Sokol Xhihani, në një lidhje nga Rejkjaviku, zbuloi prapaskena interesantë në lidhje me tifozët shqiptarë që do të ndjekin kombëtaren nga shkallët e stadiumit “Laugardalsvöllur”.

Një çift kishin ardhur nga Bostoni (SHBA), teksa kanë ardhur edhe tifozë shqiptarë nga Londra, Shqipëria, nga shumë vende të botës.

Në një restorant pranë stadiumit, që ishte në pronësi të një shqiptari, aty u mblodhën Tifozat Kuq e Zi. Kishte shumë vajza dhe shumë shqiptarë, të cilët e donin shumë kombëtaren. 22 vite kishte njëri prej tyre në Islandë.

Ata e duan shumë kombëtaren. Njëri prej tyre më zbuloi edhe kushtin që vendos kur kërkon punë: ‘Unë dua që t’i kem pushim datat kur luan kombëtarja. Nëse nuk pranojnë, iki dhe firmos diku tjetër, gjej një vend tjetër pune‘, deklaroi ai. Mënyra e përjetimit të tifozëve është vërtetë për t’u duartrokitur“.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...