Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

I duhet të zëvendësojë Busquets, Inteligjenca Artificiale i dhuron pesë opsione Barcelonës

Pas 15 vitesh me fanellën e Barcelonës, Sergio Busquets lajmëroi se ky do të jetë sezoni i fundit me katalanasit. Tashmë në moshën 34-vjeçare, mesfushori është vendosur në ndjekje të një eksperience të re e cila me shumë mundësi do ta gjejë larg Europës. Drejtuesve blaugranë u lind detyra për të “piketuar” zëvendësuesin e spanjollit teksa një “dorë” klubit ia jep edhe Inteligjenca Artificiale.

Nëpërmjet kompanisë Olocip, sipas Inteligjencës Artificiale në qarkullim janë vetëm pesë mesfushorë që mund ta zëvendësojnë në mënyrën e duhur Busquets. Të përzgjedhurit janë Martin Zubimendi i Real Sociedad, Declan Rice i Ëest Ham, Ibrahim Sangare i PSV, Edson Alvarez i Ajax si dhe Orkun Kokcu i Feyenoord.

Lexo edhe:

Sipas Inteligjencës Artificiale, ai që i përafrohet më shumë Busquets është Zubimendi që ka një ngjashmëri prej 86% me lojtarin e Barçës, ndërsa më pas vijnë Declan Rice e Sangare me 85% Alvarez me 83% dhe në fund Kokcu me 69% teksa turku 22-vjeçar cilësohet si një lojtar me tipare të theksuara ofensive.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...