Futboll

I duhet vizë pune për të debutuar, Rooney transferon një sulmues nga Premier League në MLS

DC United klubi i elitës amerikane, MLS dhe që drejtohet nga një emër i njohur si Ëayne Rooney ka kryer një transferim me shumë vlera për sezonin teksa kanë firmosur me një sulmues me shumë eksperiencë si Christian Benteke.

Belgu ishte pjesë e Crystal Palace në Premier League, madje pritej në fushë për ndeshjen e javës së parë ndaj Arsenal, mirëpo interesi konkret i DC United ka ndryshuar programin. Ndërkohë, Rooney është shfaqur tejet i lumtur për transferimin e Benteke teksa thekson se sulmuesi belg do të bëjë diferencën.

“Benteke është një sulmues shumë i mirë dhe ka luajtur gjatë në nivele të larta. Eksperienca e tij dhe aftësia për të shënuar gola do ta ndihmojnë shumë ekipin. Edhe unë jam shumë i emocionuar për nënshkrimin e Benteke, ndërsa do të tentojmë edhe një përforcim të fundit”, u shpreh Rooney.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency