Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“I duruari i fituari”, sot Interi i gëzohet një Asllani të transformuar

Kur Inter transferoi Kristjan Asllanin nga Empoli në verën e vitit 2022 për shumën e 14 milionë eurove, shumë prej opinionistave në Itali e konsideruan këtë lëvizje si një bast të pastër nga drejtuesit zikaltër. Mesfushori shqiptar me të vërtetë vinte nga performanca fantastike nga Empoli, por bota e Interit ishte shumë më e madhe.

Gjithsesi, djaloshi nga Elbasani nuk u tremb, edhe pse në vitin e parë mori kritika. Asllani dinte t’i përballonte shumë mirë ato, edhe për shkak se mesfushori është i bindur dhe i njeh mirë cilësitë e tij. Në këtë sezon, Asllani në ato ndeshje që është aktivizuar ia ka dalë t’i ndryshojë ritmin Interit dhe ka merituar komplimentat e trajnerit Simone Inzaghi që mund të ndjehet edhe në borxh për shkak të minutave që i dhuron në dispozicion shqiptarit.

Lexo edhe: 

Ndeshjet ndaj Romës, por edhe ajo në Champions League ndaj Salzburg kanë qenë një provë e madhe e Asllanit. Në të dyja rastet, 21-vjeçari është aktivizuar nga stoli, dhe në të dyja rastet ka lënë impaktin e tij në fushë pavarësisht minutazhit.

Ndaj, në Itali, Asllani ka bërë për vete shumë specialist, aq sa tashmë të gjithë në heshtje e pranojnë se Inter mori vendimin e duhur për ta transferuar nga Empoli, ashtu siç edhe drejtuesit e vetë lojtari patën durimin për të mbërritur në këtë pikë, më të pjekur dhe me më shumë besim.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...