Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

I famshëm për gafat e tij, portieri i Liverpool drejt kalimit te Basel

Më në fund duket se Liverpooli do të lirohet nga Loris Karius, i cili iu bashkua klubit anglez në vitin 2016, por karriera e tij nuk vajti ashtu siç e prisnin. Pas dy viteve të vështira në Angli 28-vjeçari ka kaluar tre vitet e fundit në huazim mes Turqisë ku u aktivizua me Beşiktaşhin dhe Gjermanisë ku aktualisht luan me Union Berlin.

Sipas mediave, portieri nuk do të qëndrojë gjatë në Bundesligë, pasi Basel ka kërkuar të blejë përfundimisht kartonin e tij, që zotërohet nga Liverpooli. Po sipas raportimeve të mediave, transferimi i Karius në Zvicër te Basel mund të arrihet që gjatë merkatos së dimrit.

Gjatë eksperiencës së tij te Liverpool, më shumë sesa për pritjet, Karius do të mbahet mend për gafat si ato në Ligën e Kampionëve, që u kanë kushtuar “the reds” humbjen në finale ndaj Realit të Madridit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...