Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I frikësohet arrestimit të Ronaldos, Juvja shmang ndeshjet verore në Amerikë

Gazeta amerikane “New York Times” zbulon një të dhënë të rëndësishme për programin e Juventusit për verën e ardhshme. Në kolonat e saj shkruhet se klubi bardhezi nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e turneut të zakonshëm “International Champions Cup” në Amerikë, por të luajë sfidat që do të zhvillohen në Azi, pikërisht në Kinë dhe Japoni.

Një vendim ky i “Zonjës së Vjetër” që me shumë mundësi lidhet me problemet gjyqësore që CR7 për një përdhunim të pretenduar ndaj Kathryn Mayorga.

Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një zë mediatik, sepse Juventusi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në International Champions Cup 2019, por pa dhënë detaje se ku do t’i zhvillojë ndeshjet. Më 27 mars do të publikohet kalendari zyrtar i ndeshjeve, që do t’i japë fund kësaj dileme.

Lajmi i dhënë nga “New York Times” gjithsesi po bën xhiron e botës. Në rreshtat e këtij lajmi shkruhet se Juventusi i ka bërë kërkesë Relevent Sports, shoqërisë që ka marrë përsipër organizimin e turneut, se dëshiron të luajë vetëm në ndeshjet aziatike, pasi I frikësohet një arrestimi të mundshëm të Ronaldos nga autoritetet amerikane.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...