Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

I frymëzuar nga RedBull/ Mercedes i ri në pistën e Monako, “marrin jetë” ndryshimet e kërkuara nga Hamilton

Këtë fundjavë, Çmimi i Madh i Emilia-Romagnas u anulua për shkak të përmbytjeve në këtë rajon të Italisë teksa skuderitë tashmë përgatitet për garën e radhës në MonteCarlo. Në pistën e Monaco, sytë do të jenë të gjithë mbi Mercedesin që do të paraqesë ndryshimet e reja në makinë dhe që janë kërkuar me aq shumë këmbëngulje nga ana e Lewis Hamilton.

Në fakt, një nga ndryshimet që lidhet me pjesën aerodinamike është frymëzuar nga RedBull. Gjermanët në këtë aspekt do të duhet të kopjojnë austriakët teksa ndryshimet në anësoret e makinës Mercedes do të mund të shihen edhe me sy të lirë. Ndërkohë, një tjetër aspekt është edhe tërheqja pas e sediljes së pilotit. Hamilton disa herë është ankuar në lidhje me këtë pjesë duke theksuar se ishte e vështirë të pilotohej duke qenë se gjatë gjithë kohës kishte sytë tek gomat e tij të mëparme.

Lexo edhe: 

Drejtori i Mercedes, Wolff është shprehur më parë se Hamilton i ka bërë të qarta kërkesat e tij dhe se ata do të mundoheshin të kënaqnin britanikun. Tashmë, që ndryshimet janë bërë realitet mbetet për t’u parë si do të reagojë Mercedesi në pistë dhe a do të mundet të rivalizojë RedBullin e Max Verstappen që edhe në këtë sezon duket i pakapshëm.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...