Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Brazili zyrtarizon trajnerin e ri

Brazili zyrtarizon trajnerin e ri. Ramon Menezes është emëruar trajneri i përkohshëm i kombëtares braziliane. 50-vjeçari zëvendëson Titen, i cili u shkarkuar pas zhgënjimit në Botërorit Katar 2022.

Menezes ishte trajneri i Brazilit U20, skuadër me të cilën fitoi Kampionatin U20 të Amerikës së Jugut, që u zhvillua në Kolumbi.

Trajneri u takua me Ednaldo Rodrigues, presidentin e CBF, ditën e djeshme, ndërkohë që sot erdhi zyrtarizimi. Menezes do të debutojë në pankinën e Brazilit në miqësoren ndaj Marokut (25 mars).

Ramon Menezes meriton një konsideratë të veçantë. Ai është një trajner me potencial të madh. Ne duam gjithnjë e më shumë njerëz me ide të reja dhe të guximshme në ekipet kombëtare.

Lexo edhe:

Ai ka siguruar rezultate të shkëlqyera dhe ka arritur të bëjë që skuadra të luajë në mënyrë moderne, në përputhje me karakteristikat e futbollit tonë”, u shpreh presidenti i Federatës.

Ndërkohë, ëndrra e madhe e drejtuesve të futbollit brazilian quhet Carlo Ancelotti, por trajneri italian do e mbyllë sezonin te Reali i Madridit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...