Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“I guximshëm dhe plot dinjitet”, familja e Viallit i prek të gjithë

Vdekja e Gianluca Viallit ka tronditur futbollin italian, por jo vetëm. Ish-sulmuesi ikonik i viteve ’90, u diagnostikua me sëmundje të keqe në pankreas në vitin 2017.

Pasi luftoi fort dhe ia doli për një moment të shërohej, Viallit iu rikthye sërish sëmundja. Ai hoqi dorë nga posti i tij në kombëtaren italiane dhe nisi sërish kurimin.

Sot ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare. “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Gianluca Viallit. I rrethuar nga familja e tij, ai ndërroi jetë mbrëmë pas pesë vitesh sëmundje që e përballoi me guxim dhe dinjitet.

Falënderojmë të gjitha ata që e kanë përkrahur ndër vite me dashurinë e tyre. Kujtimi dhe shembulli i tij do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona”, lexohej në postimin e familjes së Viallit.

Futbolli italian në zi, Gianluca Vialli ndërron jetë në moshën 58-vjeçare

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...