Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

I hoqi fitoren Atleticos në shtesë, rekordet që do të thyejë shoku i Balliut

Madrid Spain; 18.10.2022.- Radamel Falcao score penalty goal. Atlético de Madrid vs Rayo Vallecano Football match between Madrid teams from the Spanish League on matchday 10 held at Civitas Metropolitano Stadium to capital of the Kingdom of Spain and ended in a tie at 1. Atletico Madrid goal by Morata 20_ Rayo Vallecano goal by Radamel Falcao 90+2' penalty Photo: Juan Carlos Rojas

Është sinonim i gëzimit sa herë që Falcao shënon gol. Edhe më shumë tani që është në fund të një karrierë të jashtëzakonshme. Këtë të martë, sulmuesi kolumbiani luajti ndeshjen e tij të 100-të në Spanjë. Goli që shënoi e ndihmoi skuadrën e tij (Rayon) të mos humbte pozicione në tabelë dhe nuk e la Atléticon të afrohej me Realin e Madridit në krye të La Liga-s.

“El Tigre” është shtatë gola larg rekordin të golashënuesit më të mirë kolumbian në rang klubesh. Renditja kryesohet nga Víctor Hugo Aristizábal, i cili la gjurmë të pashlyeshme tek Atlético Nacional dhe në futbollin brazilian. Ai numëron 346 gola në karrierën e tij në klube. Radamel e pason me 340 gola dhe pas tyre është Dayro Moreno me 304.

Gjithashtu, Falcao është vetëm tre gola larg rekordit si golashënuesi më i mirë kolumbian në La Liga. “El Tigre” ka shënuar 60 gola gjatë kohës së tij tek Atlético e Madridit dhe tani te Rayo Vallecano. Kjo renditje kryesohet nga Carlos Bacca me 62 gola me Sevillan, Villarrealin dhe Granadan. Pozicioni i tretë është për James Rodríguez (29 gola). Pa shqetësime fizike, ai do të jetë jetik për Rayon, do të thyejë rekordet dhe me siguri do vazhdojë të jetë pjesë kombëtares së Kolumbisë.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kategoria Superiore

Në një lidhje direkte me emisionin “ELITE SHOW”, – çdo të hënë në SportNews (21:00) nën moderimin e Gjergji Stefës, drejtori sportiv i Skënderbeut,...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...