Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

“I ikën mendja”, basketbollisti i Hornets godet me protezën e dhëmbëve 16-vjeçaren (video)

Ngjarje e pazakontë në një sfidë të NBA-së. Pikërisht në përballjen mes Atlanta Hawks dhe Charlotte Hornets, e mbyllur me fitoren e thellë 132-103 të skuadrës nga Atlanta.

Miles Bridges, humbi toruan dhe goditi me protezat e dhëmbëve drejt një tifozi, që po i thoshte diçka të pakëndshme, në momentin kur po linte fushën, pasi ishte ndëshkuar me dy gabime teknike brenda pak çastesh. Ai reagoi ndaj gjyqtarëve për një ndëshkim në momentin e ndërhyrjes ndaj De’Andre Hunter.

Në fakt, Bridges gaboi shënjestrën, pasi nuk goditi me protezën e dhëmbëve tifozin që po e ofendonte, por një vajzë të re, që nuk kishte asnjë lidhje me atë që po ndodhe.

Sipas Charlotte Observer, vajza është 16 vjeçe dhe është goditur në shpatullën e majtë.

“Ajo që bëra është e papranueshme dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë,” – deklaroi pas ndeshjes i penduar Miles Bridges. – “Ishte një gjest që nuk i përket mënyrës sime të sjelljes. E kisha humbur kontrollin. Shpresoj te jem ne kontakt me vajzën për të kërkuar falje nga zemra. Dua të bëj të diçka të bukur që të më falë. E kam vetë fajin.”

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...