Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I jepet lamtumira e fundit Kosta Grillos, Duka: Ditë zie për komunitetin e futbollit!

Kolegë, miq, familjarë, njerëz të sportit dhe jo vetëm, i dhanë lamtumirën e fundit, komentatorit të njohur Kosta Grillo, i cili humbi jetën pas një beteje të gjatë me Covid-19. Homazhet për Kostën, një ndër komentatorët më të njohur në vend, personalitet i mikrofonit sportiv, por mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm, u mbajtën në ambientet e stadiumit Selman Stërmasi, aty ku dhe fotoja e fundit e Kostës me buzëqeshjen e tij transmeton imazhin e një njeriu të mrekullueshëm, miq i të gjithëve me pozitivitetin, dëshirën për të ndihmuar këdo dhe optimizmin e tij. Nuk mund të mungonin në nderimet e fundit për Grillon, edhe drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kosta Grillos, një njeri që do ti mungojë pafundësisht, familjarëve por edhe komunitetit të sportit.

“Është një ditë zie për të gjithë ne, komunitetin e futbollit, për median sportive, për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër apo nga ekrani Kosta Grillon, një nga figurat e gazetarisë, por i përfshirë akoma më shumë sesa në dimensionin e një gazetari apo komentatori në botën e futbollit, në marrëdhëniet me gjithë futbollin. Në këtë periudhë kemi humbur shumë nga njerëzit tanë, fatkeqësisht, megjithëse të gjithë miqtë e tij u munduan ta mbajnë Kostën në jetë, por ishte e pamundur. Ai luftoi shumë me këtë virus që ka pllakosur botën, por nuk arriti t’ia dalë. Sot në këtë ditë vërtetë zie, i shpreh ngushëllimet e mia kolegëve, komunitetit sportiv si dhe më shumë familjes që humbën të dashurin e zemrës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, – u shpreh Presidenti Duka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...