Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I jepet lamtumira e fundit të madhit të futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri

Futbolli shqiptar i dha lamtumirën e fundit ikonës së tij, të madhit Fatmir Frashëri, i ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare pasi humbi betejën me sëmundjen e tij. Në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” u mbajtën homazhet për nder të kësaj legjende të futbollit në vendin tone, ku nuk munguan personalitetet më të njohura të sportit dhe jo vetëm.

Fatmir Frashëri u formua si futbollist te klubi i Tiranës me të cilën u aktivizua në periudhën 1958-1972. Më pas ai dha një kontribut edhe te Partizani e sidomos në radhët e kombëtares shqiptare. Në vitin 2003, Fatmir Frashëri u tërhoq përfundimisht nga futbolli pasi ushtroi për një kohë të gjatë rolin e trajnerit dhe të Tiranës dhe të disa skuadrave të tjera duke lënë gjurmë. Për kontributin e madh të tij në futbollin shqiptar, Fatmir Frashëri është nderuar me çmimin “Mjeshtër i madh”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...