Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

I ka cilësuar muslimanët si armiq, tifozët e Chelsea kundër kandidatit për president

Klubi i Chelsea është duke kaluar një moment të vështirë për shkak se manjatit rus, Roman Abramovich i janë vendosur sanskione nga qeveria angleze për shkak të lidhjeve të ngushta me presidentin Vladimir Putin.

Tashmë, Abramovich është i detyruar të heqë dorë nga pronësia e Bluve të Londrës ndërsa klubi është në shitje, teksa të shumtë janë të interesuarit për ta marrë në zotërim. Një nga emrat më të fundit që ka dalë në qarkullim është Joe Ricketts, i cili zotëron edhe klubin e bejzbollit Chicago Cub.

Por, tifozët e Chelsea janë shprehur kundër Ricketts pasi ky i fundit duket se nuk respekton fenë muslimane teksa e ka konsideruar atë si një kult, ndërsa në vitin 2019 është shprehur se muslimanët janë armiqtë e tij. Në këtë formë, fansat anglezë kërkojnë të distancohen nga amerikani ndërsa e cilësojnë 80-vjeçarin një racist me të cilin emri i klubit të tyre nuk mund të lidhet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...