Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“I ka ikur truri”, ish-shoku i CR7: Dy janë shkaqet pse nuk po luan tek United

Cristiano Ronaldo insistoi gjatë gjithë verës për t’u larguar nga Manchester United, por portugezi nuk gjeti dot një ekip ambicioz që garonte në Champions League, duke vijuar qëndrimin në “Old Trafford”.

Erik Ten Hag e vlerëson dhe beson te cilësitë dhe eksperienca e 37-vjeçarit, por vendi në formacion duhet fituar me punë dhe gola. CR7 nuk po përfiton shumë minuta tek United, që ia ka dalë të marrë vetën pas startit zhgënjyes në Premier League.

Rio Ferdinand, ish-shoku i qindra betejave dhe shumë fitoreve e trofeve me United në kohën kur në stol ishte një legjendë si Sir Alex Ferguson, mban anën e trajnerit holandez dhe shpjegon se pse Ronaldo po luan pak.

Cristiano nuk zhvilloi fazë përgatitore. Kemi edhe Rashfordin që po shënon dhe po dhuron shumë asiste. Këto janë arsyet pse Ronaldo nuk po luan. Mos të harrojmë që skuadra është më e rëndësishme se çdo individ.

E di që Cristianos i ka ikur truri me këtë situatë që është krijuar, një tip si ai që ka arritur kaq shumë në futboll nuk mund të jetë i kënaqur kur nuk i realizon qëllimet dhe objektivat e veta.

Por, Ronaldo është një profesionist ekzemplar dhe patjetër do të jetë i fokusuar kur t’i vijë momenti, do e shfrytëzojë shansin e tij”, deklaroi ish-qendërmbrojtësi anglez i Manchester United.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...