Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

I ka “ngecur”, Ten Hag “ndihmon” Xavi-n, për largimin e mbrojtësit

Manchester United po merr në konsideratë afrimin e Sergino Dest.

Edhe pse Ten Hag ka dy mbrojtës të djathtë, Aaron Wan-Bissaka dhe Diogo Dalot, tekniku duket i gatshëm për të tentuar transferimin e mbrojtësit të djathtë të Barcelonës.

Amerikani nuk është në planet e Xavit, pavarësisht se është i vetmi mbrojtës i djathtë i pastër në skuadër. Duke marrë parasysh që ai është një nga të padëshiruarit e Barcelonës dhe po ashtu që klubi duhet të ulë faturën e pagave që të mund të regjistrojë Kounde, largimi i Destit mund të jetë më se i mundshëm.

Barcelona e vlerëson mbrojtësin në rreth 25 milionë euro, por mediet britanike raportojnë se United është i gatshëm të paguajë deri në 20 milionë euro, ndaj mbetet për t’u parë nëse marrëveshja mes palëve do të arrihet apo jo.

E qartë është se Desti nuk është pjesë e planeve të Xavit dhe me këtë transferim Barcelona do të hiqte pagën e mbrojtësit plus do të fitojë një shumë nga transferimi, ndërsa lojtari do të shkonte në një ekip në të cilin do të kishte minuta dhe Manchester United do të përforconte pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...