Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“I kam dy fjalë me Martinez… “, Unai Emery: Ia tregoj unë kur të vijë tek Aston Villa

Emiliano Martinez zhvilloi një Botëror fantastik, ndihmoi Argjentinën me pritjet e tij për të fituar Kupën e Botës, por u kthye në antipatik me festimet e tepruara pas shpalljes kampion në Katar 2022.

Thumbime dhe ironi ndaj tifozëve francezë dhe yllit Kylian Mbappe, më pas edhe nervozizmi ndaj Aurelien Tchouameni përpara penalltisë në finalen kundër Francës, “truk” që dha efekt pozitiv, me mesfushorin e Realit që goditi jashtë.

Unë jam vërtet i fortë kur vjen puna te goditjet e penalltive, kundërshtarët më respektojnë. E dija shumë mirë që Tchouameni ishte nervoz, ndaj ia largova edhe topin. Funksionoi, ai dështoi komplet tek goditja e tij”, deklaroi portieri i Aston Villa.

Në lidhje me protagonizmin e “Dibu” ka folur edhe Unai Emery, trajneri i tij tek ekipi anglez. “Kur përjeton emocione të mëdha, bëhet e vështirë t’i kontrollosh. Do të ulem të bisedoj me Emilianon javën tjetër në lidhje me festimet e tij.

Unë e respektoj, ai është ende pjesë e Argjentinës në këto momente. Kur të rikthehet tek Aston Villa do të jetë nën përgjegjësinë tonë, kështu që do flas me të”, u shpreh trajneri spanjoll në lidhje me 30-vjeçarin.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...