Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

I kontestuar nga tifozët, Henderson: Unë nuk jam politikan, në Arabi për t’u përmirësuar

Jordan Henderson ishte pjesë e sfidës miqësore mes Anglisë dhe Australisë në Wembley. Mesfushorit i ishte besuar edhe shiriti i kapitenit nga ana e trajnerit Gareth Southgate, megjithatë as ky detaj nuk e shpëtoi nga vërshëllimat e tifozëve në Wembley.

Ata nuk e falin Henderson për transferimin në Arabi tek Al-Etiffaq duke braktisur Premier Leaguen dhe Liverpool. Mesfushori provon t’i përgjigjet fansave duke theksuar se e priste kontestimin e tifozëve, por theksoi se ai nuk është një politikan dhe se në Arabi është transferuar për t’u përmirësuar.

Lexo edhe: 

“Unë tani luaj në Arabi dhe jam atje për t’u përmirësuar, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Nuk është bukur kur tifozët të kontestojnë, por kështu ndodh.

Ka nga ata që më përgëzojnë, ka edhe nga ata që më komentojnë në mënyrë negative. Njerëzit kanë mendimet e tyre. Por, unë nuk jam një politikan dhe as që dua të merrem me politikë. Mua më mjafton të jem i përqëndruar te futbolli dhe të përmirësoj veten”, u shpreh Henderson.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...