Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

I kuq për vonesë lojë, Martinez: Dënimin e jep kapiteni, çfarë më tha Hazard

Belgjika fitoi 2-1 ndaj Uellsit në Nations League dhe tani duhet të mposhtë Holandën në Amsterdam me rezultat më të mirë se humbja 1-4 në takimin e parë për të siguruar vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A.

Në minutat shtesë të takimit u regjistrua një episod i veçantë që kishte si protagonist trajnerin Robert Martinez. Spanjolli vonoi lojën duke mbajtur topin më shumë seç duhej, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të kuq.

Belgjika do të drejtohet në stol nga Thierry Henry në përballjen e së dielës (25 shtator) ndaj Holandës. Martinez komentoi veprimin e tij, teksa u ndal edhe te veprimi që do bëjë për të shlyer kartonin e kuq.

Mendoj se më së shumti mund ta meritoja një karton të verdhë, por jo përjashtimin me të kuq. Gjithsesi, kapiteni Eden Hazard më tha se për këtë ndëshkim është një rregull pendimi. Duhet t’i paguaj një darkë skuadrës”, deklaroi trajneri iberik.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...