Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“I lidhur me krimin”, Abramovichit iu mohua rezidenca në Zvicër

Dy vjet më parë autoritetet zvicerane i mohuan manjatit rus, Roman Abramovich, të drejtën e rezidencës në fshatin alpin të Verbier. Sot, pas një beteje ligjore, që zgjati për plot shtatë muaj, zbulohen edhe arsyet e refuzimit nga ana e autoriteteve helvete.  E përditshmja britanike “The Guardian” zbardh raportin e policisë së Zyrihut për rusin që ka në pronësi klubin e Chelsea-t.

Një raport intrigues, me material te ngjeshur të denjë për skenarin e një dokumentari, që flet për anët e errëta të sportit, lidhjet e krerëve me krimin dhe mafien. Në këtë raport, Abramovich, i cili ka kaluar një kalvar sfidues me autoritet britanike dhe zvicerane, etiketohet si një kërcënim për sigurinë publike dhe një rrezik për reputacionin ndërkombëtar të Zvicrës. Me sa duket, Abramovich dyshohet të jetë “i implikuar në një rrjet gjigant për pastrim parash dhe raporte të ngushta më rrjete të krimit të organizuar”, nga ku gjenerohen një pjesë e madhe e të ardhurave dhe pasurisë së tij, që vlerësohet në shifrën e frikshme 11.8 miliardë dollarë.

Gjithsesi, këto akuza nuk janë të artikuluara publikisht dhe nuk ka asnjë urdhër gjykate që të nisë ndonjë hetim ndaj personit të tij. Mbeten thjesht në kuadrin e informacioneve të policisë zvicërane, por që kanë mjaftuar që t’i mohonin një prej njerëzve më të pasur dhe më të fuqishëm në botë rezidencën në Zvicër. Oligarku rus, që gjithashtu ka edhe nënshtetësinë izraelite, ka angazhuar menjëherë avokatët e tij për të replikuar në këtë mënyrë ndaj të gjitha akuzave të aluduara:

“Çdo skenar, sipas të cilit Abramovich është i përfshirë në pastrim parash apo krim të organizuar, është fals dhe mashtrim publik. Roman Abramovich nuk është akuzuar kurrë për asnjë nga këto krime dhe nuk ka asnjë precedent penal.”

Gjatë orëve të fundit është përfolur se blutë e Londrës do të ndërrojnë pronësi, pasi Abramovich ka vendosur që të shesë për 3.3 miliardë euro klubin e Chelsea-t. Pronarët e rinj mendohet të jenë grupi amerikan i biznesit “Raine Group”. Pritet ende konfirmimi, por kjo lëvizje vërteton se Abramovich aktualisht nuk është në një pozicion mjaft komod dhe se presioni i autoriteteve zvicërane ka nisur të ndihet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...