Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

I lindur për rekorde, goli ndaj Arsenalit “lartëson” edhe më tej figurën e CR7

Rekordet dhe Cristiano Ronaldo janë një dyshe e pandarë e destinuar të mbetet e tillë përsa kohë portugezi do të jetë pjesë e botës së futbollit. CR7, shënoi të shtunën në ndeshjen ndaj Arsenal në disfatën e Manchester United me rezultatin 3-1, megjithatë pavarësisht hidhërimit të humbjes, luzitani mund t’i gëzohet rekordit të radhës.

Goli ndaj Arsenal ishte realizimi numër 100 në elitën e futbollit anglez për 37-vjeçarin, ndërsa Ronaldo e ka arritur këtë shifër edhe në Spanjë madje e ka tejkaluar teksa me fanellën e Real Madrid vetëm sa i takon La Liga-s ka shënuar 311 gola.

Në këtë formë, Ronaldo bëhet i pari futbollist që prek kuotën e 100 golave në dy nga kampionatet më elitarë të Europës si ai i Premier League dhe La Liga. Ndërkaq, Ronaldo shënoi 101 gola në aventurën e tij me Juventus, por sa i takon Serisë A, portugezi u ndal në kuotën e 81 realizimeve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...