Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I lodhur me Joao Mario, Spalletti kërkon Ozil

Një mesfushor me tipare sulmuese, që të luante pas shpinës së Icardit, ishte ëndrra e merkatos së verës, për Luciano Spallettin, por që nuk u bë realitet. Nainggolan dhe Vidal ishin emrat e lakuar më së shumti, por në fund shoqëria zikaltër vendosi t’i japë një shans portugezit Joao Mario, i cili deri tani nuk po bind aspak. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Interit dhe trajneri Spalletti, janë duke skicuar emrat më të mundshëm që mund të afrohen në merkaton e janarit.

Fantazisti i Arsenal, Mesut Ozil është emri më i bujshëm, që ka dalë në skenë në orët e fundit, si një nga objektivat konkretë të zikaltërve. Gjermanit i skadon kontrata me “Topçinjtë”, në qershor të 2018-ës dhe marrëdhëniet aspak të mira me trajnerin Arsen Wenger, e kanë shtyrë që të mos pranojë rinovimin.

Inter është gati të bëjë një ofertë për të afruara Ozil, që në muajin janar dhe Arsenal do të shmangte largimin e tij me parametra zero, në qershor të vitit të ardhshëm. Krahas kostos së ulët, drejtuesit zikaltër do t’i ofronin Spallettit mesfushorin e ëndrrave, një fantazist të klasit të lartë, që di të shënojë edhe gola.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...