Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

I lodhur me “zhurmat” e merkatos, Mbappe sinjalizon PSG-në

PSG u rikthye te suksesi në kampionat me fitoren 5-1 ndaj Lorient në “Parc des Princes”. Ishte një mbrëmje e mirë për sulmuesit, Neymar, Mbappe dhe Messi, me brazilianin dhe francezin që shënuan nga një dygolësh personal. Pavarësisht pesë golave, apo rikthimit të Neymar dhe Messi-t, vëmendjen e mori francezi Kylian Mbappe, i cili jo vetëm realizoi dy herë, por dhuroi edhe 3 asiste, duke marrë pjesë kështu në pesë golat e mbrëmjes.

Një sinjal i fortë, i klasit dhe potencialit që disponon 23-vjeçari, ndërsa në fund, pas sfidës me Lorient ai foli edhe për të ardhmen, duke lënë të kuptohet se “zhurmat” e merkatos e kanë mërzitur disi.

“Unë nuk i jap llogari askujt, nëse do të kisha një vendim do ta thosha, nuk kam frikë për asgjë. Është një zgjedhje personale se çfarë do të bëjë unë me të ardhmen time. Ka ende kohë dhe nuk e them për t’u fshehur, dua të marr vendimin më të mirë të mundshëm”-u shpreh Mbappe

Të gjitha rrugët e çojnë në Madrid francezin, kontrata e të cilit përfundon në qershor me PSG-ën. Lojtari dhe drejtuesit e klubit, presidenti Al Khelaifi deri më tani nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët në gjashtë raste, kur Mbappe-s i është ofruar rinovimi. Kjo situatë, që në Spanjë përkthehet si një “qëndresë” e sulmuesit, i jep shpresë Real-it, që në verë, Mbappe do të ndryshojë ambient. Gjithsesi, në fund Mbappe tregoi se asgjë nuk ka ndodhur rastësisht dhe se po merr kohën e duhur për të vendosur.

“Nuk dua të gabohem dhe dua të marr vendimin e duhur për të ardhmen time. Ndoshta për ju të gjithë është shumë vonë, për mua jo. Nëse ka mundësi të qëndroj në Paris? Po patjetër.” – përfundoi Kylian Mbappe

Me dy golat e shënuar ndaj Lorient, Mbappe shkoi në shifrën e 17 golave, ndërsa çoi në 13 numrin e asisteve, duke u bërë i vetmi lojtar që në këtë sezon ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në 30 golat e skuadrës së tij në Ligue 1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...