Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

I mbaron kontrata në qershor, kampioni i Botës i shkakton “dhimbje koke” Chelsea-t

Që prej transferimit të tij te Chelsea, N’Golo Kante është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin e mesfushës. Megjithatë, sezonin i ri te
“Blutë” e Londrës nuk ka nisur mirë, pasi 31-vjeçari ka pësuar një dëmtim dhe nuk ka qenë i gatshëm për skuadrën në katër përballjet e fundit në Premier League dhe në sfidën e parë në Champions League.

Pavarësisht se “Blutë” e Londrës nuk po arrijnë ta kenë në dispozicion lojtarin, situata shqetësuese është për faktin se francezit i mbaron kontrata në verën e vitin 2023.

Drejtuesit e klubit nuk kanë humbur kohë dhe po punojnë për rinovimin e kontratës të Kantesë, por ende nuk është arritur marrëveshja. Francezi së fundmi ka refuzuar rinovimin 2-vjeçar me opsion për një tjetër vit, pasi dëshira e tij është një kontratë më e gjatë.

Kante është i gatshëm për të rinovuar me një kontratë trevjeçare me opsion për një tjetër vit, por mbetet për t’u parë në qoftë se kjo gjë do të pranohet nga drejtuesit e klubit, pasi mosha nuk premton për francezin.

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, Kante mund të largohet nga klubit londinez në merkaton dimërore me një shumë të ulët ose në verë me parametra zero.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...