Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

I mërzitur nga zëvendësimi, Conte “merr me të mira” Son: Burri ideal për vajzën time!

Tottenham mori fitoren e tretë nga katër javë të luajtura në Premier League teksa Spurs mposhtën në transfertë me rezultatin 0-2, Nottigham Forest. Të dy golat u shënuan nga Harry Kane, ndërsa nga ana tjetër, Heung Min Son mbeti i zhgënjyer për shkak se u zëvendësua nga trajneri Antonio Conte në minutën e 74-të.

Teksa iu drejtua pankinës, koreanojugori nuk e fshehu nervozizmin për teknikun e italianit, megjithatë Conte duket se e ka kaluar pa hatërmbetje këtë moment dhe pas sfidës u shpreh se Son ndonjëherë është shumë i ndjeshëm.

“Unë e di që Son është një lojtar shumë i ndjeshëm, por është një djalosh shumë i mirë. Nëse mund ta shpjegoj atëherë them se nëse do të gjeja një burrë për vajzën time, do të doja të ishte si Son. Ai është i mirë, por ndonjëherë është shumë i ndjeshëm. Në këtë periudhë ndoshta po vuan sepse nuk ka gjetur golin, por duhet të besojë tek vetja sepse në çdo ndeshje mundësitë janë. Unë dhe shokët e skuadrës besojmë tek ai. Në skuadrën time, Son do të jetë gjithnjë i rëndësishëm”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...