MotoGP

I mjafton vendi i katërt në Misano, Fabio Quartararo kampion bote

Fabio Quartararo është kampioni i ri i Moto GP, trofe që e fiton për herë të parë në karrierë. Piloti francez i Yamahas e mbylli në vendin e katërt Çmimin e Madh të Italisë në pistën e Misanos, por pikët e fituara i mjaftuan për t’u shpallur matematikisht kampion botë në garën që ishte e fundit e karrierës për Valentino Rossin.

“Djalli”, që e kaloi vijën e finishit pas fituesit Marc Marquez, Pol Espargarò dhe Bastianini, shpallet kampion duke falënderuar Francesco Bagnaian, që u rrëzua pesë xhiroi para fundit. Valentino Rossi e mbylli karrierën në MotoGP me një vend të 10-të në Misano.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency