Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“I mjaftuan dy pasdite të përshtatej, super blerje”, Guardiola i mahnitur me sulmuesin

Julian Alvarez është një nga përforcimet e Manchester City për sezonin e ri. Kampionët e Anglisë paguan 17 milionë euro te River Plate në shkurt, ndërkohë që e lanë në huazim deri në fund të sezonit në Argjentinë. 22-vjeçari luan si qendërsulmues, por mund të mbulojë edhe pozicione të tjera në repartin ofensiv.

Pep Guardiola e ndjek prej kohësh, teksa tani po e shijon nga afër talentin e lojtarit latin. Trajneri i Manchester City ka mbetur i mahnitur nga kualiteti i Alvarez, për të cilin nuk i kursen elozhet, duke theksuar se i mjaftuan dy pasdite për t’u përshtatur me “Cityzens”.

Gjëja e parë që mund të them është se nuk gabuam me Julian. U shprehëm se ishte një djalë i mrekullueshëm, tani po e shohim edhe nga afër që është i tillë. Ai është absolutisht lojtar skuadre, shihet nga sakrificat që bën në fushë dhe ajo çfarë jep.

Kur topi është afër zonës kundërshtare ai e ka golin përpara syve. Një blerje e mrekullueshme, kështu mund të vijoj të qëndroj këtu për shumë vite. Ai do të qëndrojë me ne, do na ndihmojë shumë. Ai mund të luajë në qendër, në krahë, por edhe disi më i tërhequr.

Ne do të përfitojmë nga puna e Gallardos me të te River Plate, por shpresojmë t’i shtojmë diçka lojës së tij. Do përpiqemi ta ndihmojmë Alvarez të rritet dhe mbi të gjitha të jetë i lumtur këtu me ne. Përshtatja kërkon pak kohë, por ne jemi gati ta ndihmojmë.

Gjithsesi, ai po përshtatet shumë mirë. E përsëris: Manchester City ka kryer një goditje të madhe me afrimin e tij”, thekson Pep Guardiola, i cili shpreson ta nisë me trofe sezonin në finalen e sotme të Superkupës së Anglisë përballë Liverpool (SuperSport 2, 18:00)

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...