Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

I mohojnë vizën amerikane, shpërthen Daniel Godelli

Vendim i pa apelueshëm! Kjo është përgjigja zyrtare që vjen për peshëngritësin Daniel Godelli, nga Ambasada Amerikane, që në mënyrë përfundimtare i refuzon aplikimin e dytë për vizë  për në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës, çka do t’i mundësonte sportistit tonë pjesëmarrjen në Botërorin  e peshëngritjes që do të zhvillohet në Anheim në Houston të ShBA- ve  nga 28 nëntori deri në 5 dhjetor. Në këtë mënyrë delegacioni shqiptar humbet një prej emrave më premtues për këtë kompeticion, me  peshëngritësin 25-vjeçar nga Peqini, i cili është stërvitur në kushte ekstreme përgjatë kohëve të fundit me objektivin për t’u ringritur pas disfatës që shënjoi karrierën e tij në vitin 2014 . Pasi rezultoi pozitiv në testin antidoping Godellit iu tërhoq medalja e Artë e fituar 3 vjet më parë në Kazakistan, çka përkonte me të parën medalje Ari për Shqipërinë në një aktivitet ndërkombëtar. I pezulluar pa afat nga çdo aktivitet nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngrijtes dhe për 1 vit nga Fedeta Shqiptare e Pëshëngritjes për Godellin ky do të ishte shansi i artë për të tregur dhe njëherë forcën dhe meritat e tij në sportin që ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë. Godelli synonte pikrisht titullin kampion në këtë eveniment si një  ndër 5 të përzgjedhurit e Federatës Shqiptare ,por tashmë shansi i tij është vulosur nga Ambasada Amerikane që si motivacion në refuzimin e vizës së tij jep pikërisht argumentin se lidhjet e tij me Shqipërinë nuk japin sigurinë e rikthimit në Atdhe. Peshëngritësi 25-vjeçar ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook ku shprehet i injdinjuar dhe i revoltuar për motivacionin e refuzimi. Kërkoja vetëm një mundësi për t’u rikthyer me medaljen e Arit në vendin tim pasi kurrë nuk e  ka çuar nëpërmend të ndërroj flamur. Sa për Federatën time i them se keni humbur ju jo unë. Nuk mund te bëhëm kurrë pjesë e fushatave dhe interesave personalë shprehet i revoltuar sportisti i cili e mbyll statusin e tij me fjalët unë jam Daniel Godelli që frikëson Botën me profesionin e tij, po ju kush jeni?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...