Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

I mohuan penallti kundër City, Lampard: E kupton edhe vajza ime 3-vjeçare

Everton u mposht në shtëpi nga Manchester City me rezultatin e ngushtë 0-1. Goli vendimtar erdhi nga ana e Foden, ndërsa të besuarit e trajnerit Frank Lampard luftuan deri në fund për të marrë të paktën një pikë në sfidën me qytetarët. E në fakt kjo mund të ishte bërë realitete nëse Everton do t’i akordohej një penati në dukje flagrante pas prekjes me dorë të Rodri.

Megjithatë, pavarësisht protestave arbitri nuk e interpretoi si faull lëvizjen e mesfushorit spanjoll, çka solli protesta të shumta të skuadrës nga Liverpooli, ndërkohë që pas përfundimit të 90-minutëshit Lampard theksoi se edhe vajza e tij vetëm trevjeçare do ta kuptonte se prekja me dorë nga Rodri duhej të ishte akorduar faull dhe rrjedhimisht penallti.

“Isha i qetë dhe nuk po protestoja te arbitri. U mundova të kuptoja nëse bëhej fjalë për një pozicion jashtë loje, por më pas më thanë se nuk kishte asnjë pozicion të parregullt. Arbitrat kishin dy minuta kohë për të kuptuar nëse një prekje me dorë e topit në një formë jonatyrale ishte apo jo penallti.

Unë në shtëpi kam një vajzë trevjeçare e cila mund ta theksojë qartë se ai rast është një penallti e pastër. Gabim njerëzor mund të konsiderohet kur nuk ke kohë të kthehesh pas dhe të marrësh një vendim tjetër, por arbitrat patën dy minuta për të marrë vendimin e duhur.

Në versionin më të mirë ajo që ndodhi ishte një moskompetencë, në të kundërt dikush duhet të më shpjegoj nga erdhi ai vendim”, u shpreh i irrituar Lampard.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...